
Të Dhëna Kataloguese dhe Botuese për Kanadanë Cataloguing in Publication Data
Hyrja kryesore nën titullin: Keqtrajtimi eshte i padrejte Ne te gjitha gjuhet e botes
Botuar edhe në frëngjisht nën titullin: La violence est inacceptable peu importe la langue
ISBN 0-662-23089-2
Cat. no J2-131/1995E
HV6626.23C3A38 1995 362.829'2'0971 C95-980093-X
Ky është një project Publik për Edukimin dhe Informimin Ligjor, i realizuar në bazë të Nismës Kundër Dhunës Familjare të Ministrisë së Drejtësisë.
Botuar nën autoritetin e Ministrit të Drejtësisë dhe të Prokurorit të Përgjithshëm të Kanadasë
nga
Ministria e Drejtësisë e Kanadasë
Ottawa, Ontario
K1A 0H8
JUS-677E (Botim i Rishikuar)
© Ministri i Punëve Publike
dhe Shërbimeve Qeveritare të Kanadasë 2006
Shtypur në Canada
Këtë broshurë mund ta fotokopjoni pa lejën e Ministrisë së Drejtësisë, me kusht që materjali të riprodhohet saktë dhe të përfshihet edhe njohja e prejardhjes së materjalit. Lejë me shkrim nga Ministria kërkohet vetëm në rast se materjali përdoret në ndonjë format tjetër.
(Albanian)
Departamenti i Drejtësisë dëshiron të falënderojë Edukimin Ligjor Publik dhe Shërbimin Informativ të New Brunswick që na dha mundësinë për të botuar këtë materjal.
Departamenti i Drejtësisë gjithashtu dëshiron të falënderojë dhe të njohë ndihmesën e PLEI Network; kolegët dhe avokatët në province; Ministrinë e Qytetarisë dhe Imigracionit të Kanadasë, Departamentin Kanadez të Trashëgimisë; Ministrinë e Shëndetsisë të Kanadasë; Zhvillimin e Burimeve Njerëzore të Kanadasë; Prokurorinë e Përgjithshme të Kanadasë; dhe Statusin e Grave në Kanada. (Shënim: Emrat e Departamenteve janë shënuar sipas kohës kur kanë dhënë ndihmesën.)
Ky libër u shkrua në bazë të konsultimeve edhe me anëtarë të grupeve të ndryshme etniko-kulturore dhe komuniteteve të ndryshme në gjithë Kanadanë. Ne jemi mirënjohës për ndihmën e të gjithë atyre që morën pjesë në këtë proces, dhe i falendërojmë ata për ndihmesën e dhënë.
Kjo broshurë i drejtohet grave imigrante dhe refugjate që vuajnë nga keqtrajtimi në një marrëdhënie ose në familje. Nëse njihni ndonjeri që keqtrajtohet, atëherë ju lutemi jepjani këtë broshurë. Pyeteni në se ka nevojë për ndihmë dhe i thoni se nuk është e vetme.
Megjithëse kjo broshurë është shkruar për gratë e imigrantëve dhe refugjatëve, është njëlloj keq edhe kur jan burrat ata që keqtrajtohen. Prandaj nxiten që të kërkojnë ndihmë të gjithë ata që vuajnë nga keqtrajtimi.
Si grua dhe imigrante, ju mund të ndiheni e vetmuar. Mbase keni vështirësi për të komunkuar me njerëzit. Nëqoftëse dikush ju keqtrajton, ka të ngjarë që edhe të jeni e trembur për jetën tuaj dhe të fëmijëve.
Ndoshta keni nevojë të njiheni më mirë me ligjet kanadeze, me të drejtat tuaja në këtë vend, dhe me ndihmën që iu ofrohet në rast se dikush ju keqtrajton.
Në rast urgjence
Sapo te keni mundësi, telefononi menjëherë policinë ose ndonjë të afërm.
Dilni jashtë shtëpisë me vrap, nëqoftëse e gjykoni se kështu do të jeni më të sigurt dhe ka njerëz të tjerë që iu shohin.
Bërtisni – sa më fort që t'iu dëgjojnë fqinjët, të cilët do të kenë kështu mundësi të thërrasin policinë.
Abuzim janë të gjitha rastet kur dikush ju lëndon apo ju trajton keq.
Abuzimi mund të jetë fizik, emocional, psikologjik ose financiar. Një njeri mund të bjerë viktimë e më shumë se një lloj abuzimi.
Zakonisht abuzues është bashkëshorti, ish-bashkëshorti, i dashuri, ish i dashuri. Në disa raste aim und të jetë pjestar i familjes, njerëz të tjerë, ose pjestarë të familjes së bashkëshortit. Abuzuesi mund të jetë mashkull ose femër.
Ja disa shembuj të dhunës fizike
Në Kanada këto konsiderohen krime.
Keqtrajtim seksual është: Prekja seksuale ose veprimtaria seksuale kundër dëshirës
Në Kanada ky është krim.
Keqtrajtimi emocional dhe psikologjik mund përfshijë:
Në Kanada këto konsiderohen krime.
Ja disa shembuj të abuzimit financiar:
Në Kanada këto konsiderohen krime.
Të tjera forma të keqtrajtimit mund të mos jenë krime, por përsëri mbeten të papranueshme dhe askush nuk ka të drejtë t'iu bëjë gjëra të tilla. Disa shembuj:
Ka njerëz që mund t'iu ndihmojnë
Telefonojini shoqatës multikulturore ose grupeve që merren me problemet e immigrantëve ose refugjatëve. Pyesni si mund t'iu ndihmojnë. Pyetini se ku tjetër mund të drejtoheni për ndihmë.
Telefonojini policisë. Ata do t'iu mbrojnë ju dhe fëmijët.
Veç këtyre, mund t'iu ofrohen:
Ndihmë mund të merrni edhe nëqoftëse vendosni të qëndroni.
Keqtrajtime ndodhin në të gjitha llojet e familjeve. Ato iu ndodhin edhe kanadezëve, edhe imigrantëve. Ju ndodhin grave me fëmijë dhe grave pa fëmijë, të varfërve dhe të pasurve, nëpunëseve, shtëpijakeve, të rejave, të moshuara. Ndodhin me gra të prejardhjeve të ndryshme, besimeve të ndryshme, racave të ndryshme, kulturave dhe grupeve të ndryshme etnike. Keqtratimi mund të kryhen në çdo çast të jetës.
Është shumë e vështirë të flasësh për keqtrajtimet. Disa gra kanë turp ose frikë se nuk do t'i besojë familja apo shoqëria. Megjithatë, duhet të keni parasysh gjithmonë se asnjë veprim juaji nuk i jep të drejtën dikujt për t'iu keqtrajtuar. Keqtrajtimet nuk janë asnjëherë të justifikuara. Në asnjë rast nuk është faji juaj.
Shumë gra e dijnë se abuzimet kalojnë përmes një cikli. Tensioni i krijuar rritet derisa keqtrajtuesi vë në përdorim dhunën. Pas shpërthimit të dhunës vjen një periudhë qetësie. Keqtrajtuesi mund të kërkojë falje dhe të premtojë se nuk do ta përsërisë më. Megjithatë, me kalimin e kohës, tensioni mund të rritet përsëri dhe keqtrajtuesi fillon të veprojë sërish dhunshëm. Pra vazhdon cikli i abuzimit.

Fëmijët e kanë shumë të vështirë kur shohin ose dëgjojnë si keqtrajtohet një nga prindërit. Kjo mund të ndikojë në sjelljen e fëmijëve, në shëndetin fizik ose mendor të tyre, në vlerësimin për veten, si dhe në mbarëvajtjen në shkollë. Gjithashtu mund të ndikojë edhe në mënyrën se si ata shoqërohen me të tjerët. Kur arrijnë një moshë të caktuar, djemtë e rritur në familje të ku ka keqtrajtim, janë të prirur të keqtrajtojnë me bashkëshortet ose me prindërit. Ndërsa vajzat janë më të prirura të pranojnë t'i nënshtrohen keqtrajtimit duke menduar se e tillë është jeta.
Si prind, të qënit viktimë e keqtrajtimit mund t'ua vështirësojë së tepërmi detyrën për t'u kujdesur për fëmijët. Ndoshta duke parë abuzuesin, fëmijët mund të mendojnë se nuk është e nevojshme që t'iu respektojnë. Nga ana tjetër, ka të ngjarë që abuzimi të jetë me pasoja shterruese për ju vetë, duke ju lënë shumë më pak energji për t'u kujdesur për fëmijët.
Nëse keqtrajtuesi keqtrajton edhe fëmijët, atëherë duhet të kërkoni patjetër ndihmë. Keqtrajtimi i fëmijëve dënohet me ligj. Ndihmën mund ta kërkoni në qendrën e ndihmave për fëmijët, në agjencitë familjare, pranë organizatave të ndryshme këshillimore, mbështetje ose mendim dhënëse. Fëmijët duhen mbrojtur nga keqtrajtuesit.
Në rradhë të parë duhet të mendoni për sigurinë tuaj dhe të fëmijëve. Është normale të trembeni dhe të mendoni se familja ose shoqërija nuk do t'iu përkrahë në veprimet që do të merrni. Edhe kjo mund të ndodhë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë aspak se është më mirë për ju dhe për fëmijët që, për hir të opinionit, të vazhdoni të jetoni në kushtet e keqtrajtimit.
Mund të merrni vendim të largoheni për një kohë të shkurtër. Ose mund të vendosni të largoheni përgjithmonë dhe t'i jepni fund martesës apo marrëdhënies. Mos harroni të pyesni veten:
Ndoshta mund ta gjykoni se do është më mirë të mos largoheni.
Nëqoftëse ju kanë lënduar fizikisht, merrni sa më parë ndihmë mjekësore. Nuk ka nevojë të tregoni se kush i ka shkaktuar plagët. Megjithatë, është gjithmonë më mirë për ju t'i tregoni mjekut shkakun e vërtetë të plagëve, në mënyrë që ai të dijë t'iu mjekojë si duhet.
Nuk do të ishte keq të mbanit shënime ose ditar për dëmet që ju janë shkaktuar, si edhe për kohën kur jeni keqtrajtuar, pasi këto mund t'iu ndihmojë më vonë, nëse vendosni të largoheni. Është gjithmonë më mirë nëse keni një plan të gatshëm po qe se do t'iu duhet të largoheni
Faqet e para të librit telefonik mund të japin numrat e policisë dhe të gjithë urgjencave të nevojshme. Për ju është e rëndësishme të dini numrin e policisë në rast se keni nevojë për ndihmë. Në rast urgjence, mund të telefononi edhe numrin 911.
Mblidhni sa më shumë të dhëna, si për shembull adresa, numra telefonash të njerëzve të ndryshëm ku mendoni se mund të gjeni mbështetje. Po të keni mundësi, vini edhe para më njanë.
Mundohuni të merreni me diçka që ju bën të ndjeheni mirë. Po të ndiqni këshillat e specializuara mund të arrini të mësoni ndonjë profesion të ri. Kërkoni familje apo shoqata që mund t'iu ndihmojnë.
Nëse keqtrajtuesi dëshiron të ndryshojë mënyrën e sjelljes, ai mund të kërkojë këshillim. Me ndihmë, në afate kohore të gjata, shumë burra kanë arritur ta kuptojnë se i duhet dhënë fund dhunës. Sidoqoftë burrat që janë të dhunshëm, e kanë shumë e vështirë ta ndryshojnë mënyrën e sjelljes. Zakonisht, keqtrajtimi shtohet me kalimin e kohës.
Edhe kur largoheni nga një mjedis keqtrajtues keni të drejtë të kërkoni kujdestarinë e fëmijëve.
Po të mendoni se fëmijët janë në rrezik, merrini me vete kur të largoheni. Bëni menjëherë kërkesë në mënyrë që të fitoni vendimin e gjykatës për kujdestarinë ndaj fëmijëve. Do të përfitonit shumë nga ndihma e avokatit. Ata mund t'iu ndihmojë t'i kërkoni gjykatës që babai i fëmijëve të paguajë ndihmën e financiare për ju dhe fëmijët. Gjykata do të vendosë gjithmonë në dobi të fëmijëve.
Kur të fitoni të drejtën e kujdestarisë mbi fëmijët, i ati mund të ketë të drejtë t'i vizitojë. Mund të kërkoni që gjykata të marrë vendim që kur vjen i ati i fëmijëve për t'i vizituar, për t'i marrë apo për t'i sjellë, të ndodhet aty edhe një i tretë. Nëse jeni të shqetësuara për sigurinë e fëmijëve, avokati mund të kërkojë që vizitat e babait te fëmijët të kryhen nën mbikqyrjen e dikujt tjetër.
Nëse dyshoni se babai i fëmijëve ose dikush tjetër do të përpiqet t'i largojë ata nga shteti ku jetoni, atëherë duhet të lajmëroni menjëherë avokatin. Po ta denonconi një problem të tillë, gjykata mund të kërkojë të mbajë pasaportat e fëmijëve.
Nëse jeni qytetare kanadeze, atëherë duhet t'i telefononi Zyrës së Pasaportave në numrin 1-800-567-6868 ose Shërbimet TTY në numrin 1-866-255-7655. Kërkojuni të rregjistrojnë emrat e fëmijëve në një listën të veçantë, në mënyrë që nëqoftëse dikush përpiqet të largohet dhe kërkon të sigurojë pasaporta për fëmijët, ata t'iu njoftojnë menjëherë. Nëse keni tjetër nënshtetësi, atëherë lidhuni menjëherë me ambasadën e vendit tuaj dhe kërkojini atyre të mos lëshojnë pasaporta për fëmijët tuaj.
Në rast se keni vendim gjykate për kujdestarinë e fëmijëve, mirë do të ishte ta mbanit një kopje me vete, për çdo rast. Një kopje tjetër mund t'ia jepni shkollës së fëmijëve.
Po të jeni nënshtetase kanadeze ose banore e përhershme, atëherë askush nuk iu detyron dot të ktheheni në vendin tuaj pas përjetimit të një situate keqtrajtimi. (Nganjëherë, banorët e përhershëm – permanent residents – quhen edhe imigrantë të zbarkuar – landed immigrants). Po të mos e dini a jeni qytetare kanadeze apo banore e përhershme, telefonojini zyrës më të afërt që merret me këtë problem. Numrin e kësaj zyre mund ta gjeni në faqet e kaltërta të numeratorit telefonik nën emërtimin "Citizenship and Immigration."
Në rast se jeni gjykuar si refugjate apo si njeri që ka nevojë për mbrojtje, mund të bëni vetë kërkesë për t'u bërë banore e përhershme. Nëse jeni në vartësi të një refugjati apo të një njeriu që ka nevojë për mbrojtje dhe që ka bërë kërkesë për t'u bërë banor i përhershëm për të dy ju, atëherë ai mund ta tërheqë kërkesën. Në këtë rast, mund të ju mund të bëni kërkesë për statusin e banores së përhershme në bazë të motiveve humanitare ose të mëshirës. Do t'iu duhet të provoni qartë se përse jeni e detyruar të qëndroni në Kanada, por nuk ka asnjë garanci se do t'ia dilni mbanë.
Nëse keni bërë kërkesë për mbrojtje si refugjat dhe këtë kërkesë e keni të përbashkët me keqtrajtuesin, atëherë mund të kërkoni që të dy kërkesat të ndahen. Në këtë rast, do të gjykoheni veçmas dhe do të merrni vendim të veçantë. .
Ndoshta do t'iu duhet të merrni këshilla ligjore. Po vendosët të paguani dikë që t'iu ndihmojë, ky njeri duhet të jetë jurist, student i drejtësisë që mbikqyret nga një jurist, anëtar i Dhomës së Noterëve të Kuebekut, ose anëtar i Shoqatës Kanadeze të Këshilltarëve të Imigracionit. Për më tepër informacion telefonojini Qendrës lokale të Imigracionit të Kanadasë. Shfletoni faqet blu nën titullin Qytetaria dhe Imigracioni.
Po të jeni imigrante e sponsorizuar nuk do t'iu kthejnë në vendin tuaj vetëm për faktin se sponsori nuk iu sponsorizon më. (Shih edhe Ndihmë Financiare)
Mund t'i telefononi policisë në rast se keqtrajtuesi iu sulmon ose thotë se do ta kryejë një veprim të tillë. Policia vjen. Shumë oficerë të policisë janë të stërvitur dhe dijnë si të veprojnë në rastet e marrëdhënieve keqtrajtuese në familje apo marrëdhënie të tjera. Ata mund t'iu çojnë në spital, nëse do të keni ndevojë për t'u mjekuar apo për t'u vizituar te mjeku. Ata do t'iu ndihmojnë të largoheni e qetë.
Nëqoftëse nuk keni asnjë vend tjetër ku të shkoni, mund t'i drejtoheni ndonjë strehe për gra. Këto janë vende të sigurta ku mund të qëndroni ju dhe fëmijët për disa ditë ose edhe për disa javë. Në vartësi të gjendjes financiare, mund t'iu kërkohet të paguani një pjesë të qëndrimit.
Përherë do të keni pranë punonjës vullnetarë që do t'iu këshillojnë dhe informojnë si duhet. Ata do t'iu ndihmojnë të siguroni ndihmën e nevojshme ligjore, ndihmën financiare, si edhe për të gjetur një banesë të re ku të jetoni, nëse e dëshironi këtë. Gjithashtu aty do të gjeni ushqim, pelena për fëmijët, nëse jeni larguar me nxitim dhe nuk keni pasur mundësi të paketoni kur keni ikur. Ata nuk do t'i tregojnë keqtrajtuesit ku ndodheni.
Këto streha drejtohen nga komunitete të ndryshme. Numrat e tyre mund të gjenden në numeratorin telefonik. Numrat mund të gjendjen që në faqet e para të listës së urgjencave. Strehat nuk do t'i japin asnjë të dhënë keqtrajtuesit në lidhje me vendodhjen tuaj. Por këtyre strehave mund t'i telefononi edhe thjesht për t'u këshilluar. Madje nuk keni nevojë as të tregoni si quheni.
Mund t'iu nevojitet ndihmë shoqërore ose financiare. Si banore e përhershme ose nënshtetase, keni të drejtë të bëni kërkesë për një ndihmë të tillë. Por edhe po të mos jeni, mund të bëni kërkesë. Provinca dhe territore të ndryshme kanë rregulla të ndryshme në lidhje me zbatimin e ndihmës financiare. Telefonojini zyrës së zonës ku jetoni për të marrë të dhëna më të sakta për këtë pikë.
Po të jeni imigrante e sponsorizuar, sponsorizuesi duhet të jetë burimi i parë financiar për ju, por nëqoftëse prishet sponsorizimi, atëherë mund të përfitoni ndihmë financiare nga shteti.
Nëse atë periudhë merrni ndihmë financiare si Refugjate e Ndihmuar nga Shteti ose si Refugjate e Sponsorizuar Privatisht, ndihma nuk iu anulohet sepse po largoheni nga një gjendje ku keqtrajtoheni. Shteti ose grupi privati sponsorizues do të vazhdojnë t'ua plotësojnë nevojat për aq kohë sa të keni të drejtë të përfitoni. Lidhuni me Qendrën e Imigracionit të Kanadasë, me sponzorin privat ose me agjencinë që ofrojnë shërbimin për të mësuar mbi të drejtën që keni për të marrë ndihmën e duhur.
Kur i drejtoheni gjyqit për të përfituar kujdestarinë e fëmijëve, mund të bëni edhe kërkesë që të gjitha shpenzimet e gjyqit t'i paguajë ati, dhe që ky të përgjigjet për financat tuaja dhe të fëmijës.
Kur zotëron fakte për keqtrajtimin tuaj, policia ngre padi kundër keqtrajtuesit. Policisë duhet t'i tregoni gjithçka rreth keqtrajtimit që keni përjetuar. Policia edhe mund ta arrestojë keqtrajtuesin, nëse bindet se ka fakte të mjaftueshme për ta bërë këtë.
Në rast se keqtrajtuesi arrestohet, atëherë ai mund të qëndrojë në burg për disa orë, derisa të paraqitet në një seancë dëgjimore. Pas kësaj, mund të lejohet të largohet. Atë mund ta mbajnë në burg vetëm nëse gjyqtari mendon se ka arsye të forta.
Kur mendoni se iu rrezikohet siguria, atëherë lajmëroni policinë përpara se ta lënë të lirë. Gjyqi mund të vendosë kushte për lirimin. Për shembull, gjyqi mund të vendosë që keqtrajtuesi të mos ketë të drejtë as t'iu takojë dhe as t'iu telefonojë. Nëse keqtrajtuesi nuk i merr parasysh këto kushte, atëherë ai mund të arrestohet përsëri nga policia.
Nëse keni frikë se do të përpiqet t'iu takojë dhe t'iu lëndojë përsëri, atëherë duhet të gjeni një vend të sigurt për të ndenjur, si për shembull, strehat për gratë.
Nëse keqtrajtuesi e pranon fajin në lidhje me keqtrajtimin që iu ka bërë ju ose fëmijëve, atëherë gjyqi do ta dënojë me kusht, me burgim ose me kombinim të të dyjave. Keqtrajtuesit mund t'i kërkohet që, si kusht për periudhën e dënimit me kusht, të pranojë të marrë trjatim nga specialistë përkatës. Nëse do të jepet apo jo dënim me burg varet nga një numër faktorësh, si për shembull, a kemi të bëjmë me shkelje për herë të parë, si edhe sa e lartë është shkalla e rrezikshmërisë së keqtrajtimit. Nëse jeni ende e trembur, atëherë shprehjani frikën hetuesit, në mënyrë që të vihen edhe kushte të tjera për lirimin gjatë periudhës së dënimit me kusht.
Në rast se keqtrajtuesi nuk e pranon fajësinë, atëherë mund të kërkohet që të dilni dëshmitare në gjyq. Në mënyrë që të shmangni përballjen me keqtrajtuesin, gjyqi mund t'iu lejojë të dëshmoni nga prapa një perdeje, ose nga ndonjë dhomë tjetër, me anë të një rrjeti të mbyllur televiziv. Gjithashtu, mund të kërkoni që gjatë dhënies së dëshmisë të keni pranë njerëz që iu përkrahin dhe iu bëjnë të ndjeheni më e qetë.
Deri në zhvillimin e gjyqit mund të kalojnë muaj. Kur gjyqi e vërteton fajësinë e keqtrajtuesit, ai dënohet. Ju mund të pyesni hetuesit nëse ka shërbime të tjera që iu ofrohen njerëzve në gjendjen tuaj për të qartësuar edhe më tej procesin gjyqësor.
Në rast se keqtrajtuesi është nënshtetas kanadez, atëherë ai nuk mund të detyrohet të largohet nga Kanadaja; po të jetë refugjat apo banor i përhershëm, atëherë edhe mund ta kthejnë nëqoftëse gjyqi e vërteton fajësinë për krimin e ushtrimit të dhunës familjare apo për ndonjë krim tjetër. Urdhëri i largimit lëshohet nga një process dëgjimor i imigracionit, i cili kryehet pas dënimit. Megjithatë, procesi i kthimit mund të zgjasë shumë.
Në rast urgjent largohuni sa më shpejt që të jetë e mundur. Mos u mundoni t'i mblidhni të gjitha plaçkat për t'i marrë me vete. Vetëm ikni. Por nëqoftëse keni kohë, mundohuni të merrni sa më shumë nga sendet e shënuara më poshtë:
Nëse keni ndërmend të largoheni, ndoshta do t'iu duhet të paketoni një pjesë të këtyre gjërave dhe t'i vendosni në një vend të sigurt, duke menduar se do të largoheni me nxitim.
Do të bënit mirë të krijonit – paraprakisht – një listë të burimeve komunitare. Veç policisë, ka edhe organizata e agjenci të tjera të shumëllojshme që mund të ofrojnë ndihmë dhe informacion të dobishëm. Kërkojini numrat e kontaktit të agjencive të mëposhtme në faqet e bardha, të verdha dhe blu të numeratorit telefonik. (Sigurohuni që t'i rifreskoni herë pas herë këta numra, pasi ato mund ndryshojnë vazhdimisht.
| Burim i dobishëm | Numri i telefonit |
|---|---|
| Policia Mund t'iu ndihmojë të vlerësoni shkallën e sigurisë dhe të ndërmerrni hapat e nevojshme kundrejt dikujt që po kryen krim |
(911 në rast urgjence) |
| Shoqatat e edukimit ligjor të publikut Këto mund të japin informacion të përgjithshëm në lidhje me ligjet, sistemin gjyqësor, si edhe të drejtat tuaja si viktimë. |
|
| Shërbimet për viktimat Mund t'iu drejtojnë te këshilltarë dhe t'iu tregojnë për programe dhe shërbime të ndryshme për viktimat e krimeve. |
|
| Linjat e krizave Mund të jenë në gjendje t'iu ndihmojnë me ndërhyrje në rast krize dhe duke iu drejtuar te shërbimet e nevojshme. |
|
| Shtëpitë e tranzicionit Mund të ofrojnë strehë, informacion dhe referenca për gratë që janë viktima të dhunës bashkëshortore. |
|
| Zyrat e Shëndetit mendor Mund t'iu ofrojnë informacion dhe këshilla për problemet e depresionit, stresit dhe shëndetit mendor. |
|
| Organizatat e shërbimeve multikulturore dhe të imigrantëve Mund të jenë në gjendje t'iu japin informacion dhe t'iu drejtojnë te shërbime të dobishme. |
|
| Qytetaria dhe Imigracioni i Kanadasë Mund t'i përgjigjet pyetjeve për gjendjen dhe procesin e imigracionit, si edhe të japë informacion mbi Aktin e Mbrojtjes së Imigrantëve dhe Refugjatëve. |
1-888-242-2100 |
| Shërbimet e ndihmës ligjore Sipas programit të ndihmës ligjore të provincës tuaj, mund të kualifikoheni për të marrë ndihmë falas në çështjet familjare, të imigracionit apo gjyqet civile. |
|
| Njerëz te të cilët keni besim Të afërm, miq, mjekë, ose këshilltarë të ndryshëm fetarë mund të jenë në gjendje t'iu japin mbështetje emocionale dhe praktike. |
|
| Të tjerë Kërkoni për burime të tjera ndihme! Për shembull, mund të kërkoni ndihmë nga një qendër lokale për gratë, në një qendër kujdesi për komunitetin, e kështu me rradhë. |